Merkato në afatin e vjetër, 15 janar-11 shkurt

Asgjë nuk do të ndryshojë sa I përket terminimit të merkatos dimërore edhe për sezonin 2020/21, në futbollin vendor. Edhe kësaj radhe, transferimet zyrtare do të jenë në terminin prej 15 janar e deri më 11 shkurt.
Duke marë parasysh forcën e dobët financiare të klubeve dhe kualitetin e futbollistëve, nuk priten lëvizje të mëdha në merkaton dimërore. E gjithë vëmendja do të jetë te Vardari , ku priten shumë lëvizje , ndërsa Shkupi, Shkëndija dhe Rabotniçki mund të përfitojnë më shumë në rast të largimeve të futbollistëve nga kampi kuqezi.
Kujtojmë se sezoni pranveror nis më 14 shkurt me përballjet e javës së 19-të në Ligën e Parë.