Merkatoja e pilotëve, Karlos Sainz mes dy ofertave joshëse

Edhe pse është një pilot që kërkohet nga shumë skuadra, spanjolli Karlos Sianz, ende nuk e ka të qartë se çfarë do të bëjë vitin tjetër, teksa do t’i lërë vendin Luis Hamiltonit. Ideja për të zënë vendin e Hamiltonit te Mercedes është bërë më e ndërlikuar, sepse Sainz nuk është më prioritet.

Sipas asaj që raportohet nga gazeta gjermane “F1-insider.com”, Mercedes vërtet i ka paraqitur një ofertë Sainz, por kontrata do të ishte e 1-vjeçare, për të mbajtur dyert hapur për një arratisje të mundshme të Verstapenit nga Red Bull. Pa harruar ardhjen e të riut Kimi Antonelli.

Edhe Audi pret një përgjigje përfundimtare nga Sainz para garës së ardhshme në Montekarlo. Pranimi i kontratës vjetore të Mercedes nënkupton se Sainz do të jetë i lirë sërish vitin 2026, por në atë pikë pa mundësinë e bashkimit me Audi.

Kështu, kontrata vjetore në Mercedes apo kontrata joshëse nga pikëpamja ekonomike nga Audi, janë dy opsionet e vetme për pilotin spanjoll. Sainz nuk mund të shpresojë te Red Bull, i cili ka ende rinovimin e Perezit si opsion të pare.

LEXO EDHE:

Back to top button