Merkel: Aeroporti i Kabulit i një rëndësie ekzistenciale për Afganistanin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se aeroporti i Kabulit, tani nën kontrollin e talebanëve pas tërheqjes së SHBA-së, është e një “rëndësie ekzistenciale” për Afganistanin dhe për mbështetjen mjekësore dhe humanitare të këtij vendi.
“Ky aeroport është i një rëndësie ekzistenciale për Afganistanin, sepse pa të asnjë ndihmë mjekësore ose humanitare nuk mund të arrijë, që do të thotë se ai është gjithashtu i një rëndësie të madhe për punën e Kombeve të Bashkuara”, theksoi Merkel, në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e saj austriak, Sebastian Kurz.
“Pavarësisht largimit natën e kaluar të ushtarëve të fundit amerikanë, Gjermania nuk ka hequr dorë nga evakuimi i afganëve, i atyre që bashkëpunuan me ushtrinë gjermane gjatë ndërhyrjes perëndimore në vend, por edhe të atyre të punësuar nga organizatat humanitare”, shtoi ajo.
Kancelarja vlerësoi se numri i personave të destinuar të largohen nga vendi ishte midis “10 000 dhe 40 000 persona”.
Merkel përsëriti, gjithashtu, se Gjermania ishte e gatshme të siguronte asistencë teknike për ta mbajtur aeroportin në funksion.