Merkel: Ende nuk ka migrim të ligjshëm në Europë

Kushti për të pasur një migrim të ligjshëm nuk është përmbushur, gjë që unë do të kisha dëshiruar dhe që mund të na kishte ndihmuar vërtet, tha sot Angela Merkel në konferencën e saj të fundit për shtyp si kancelare.

“Europa, jo e gjithë Europa, ka dhënë një kontribut të madh në garantimin e azilit për ata që largohen nga lufta dhe persekutimi, edhe pse duhet thënë se ka ende situata kritike dhe ne jemi të detyruar të respektojmë Konventën e Gjenevës për Refugjatët”, vazhdoi ajo.

Merkel pranoi se “nuk është e lehtë të rikthehen në shtëpi personat që nuk kanë marrë një leje azili në Europë”.

LEXO EDHE:

Back to top button