Merkel: Vaksina kundër Covid-19 mbërrin para Krishtlindjeve

Ndoshta vaksinat mbërrijnë para Krishtlindjeve dhe ne kemi vendosur që t’i vëmë në disponim të personelit mjekësor dhe shëndetësor, deklaroi kancelarja Angela Merkel në Bundestag.

- Advertisment -

Kancelarja gjermane ka tha se “vaksina përfaqëson dritën në fund të tunelit” megjithëse jo të gjithë mund të vaksinohen në muajt e dimrit dhe shumë do të duhet të presin.

”Rritja eksponenciale e Covid-19 është ndalur, por nuk ende nuk ka një ndryshim të trendit, rritja e ngjitjes vazhdon me ritme të lartë në shumë lande, në vend që ajo të ulet”, shtoi Merkel.

Merkel foli në Bundestag, edhe mbi numrin e viktimave të shënuar ditëve të fundit si pasojë e kompikimeve nga Covid-19.

“Kjo duhet të na shqetësojë. Nëse do të presim që terapitë intensive të mbushen plot, do të jetë tepër vonë”, shtoi ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button