Merko mori pëlqimin për Fakultetin e Shkencave Shëndetësore

Merko mori pëlqimin për Fakultetin e Shkencave Shëndetësore

Pak ditë para largimit nga kolltuku i ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri nënshkroi vendimin për përmbushjen e kushteve për fillimin e punës në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, pas të cilit qëndron kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Kjo u konfirmua për Alsat nga Ministria e Arsimit.

Edhe Agjencia për cilësinë e arsimit të lartë dhe Bordi i akreditimit kanë dhënë më parë një mendim pozitiv.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës thotë se për shkak të nevojës për më shumë punonjës shëndetësorë në shtet, Qeveria ka mbështetur disa nisma në periudhën e kaluar për themelimin e njësive të reja brenda disa institucioneve të arsimit të lartë që do të zbatojnë programe studimi në fushën përkatëse.

Po ashtu, në fillim të muajit prill, Qeveria dha mendim pozitiv për themelimin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, ku do të ketë studime trevjeçare për infermierë.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës shprehen se është i gabuar informacioni se do të ketë studime për edukimin e mjekëve.

Nga Oda e Mjekëve shprehen se ligji nuk i përfshin ata në procesin e vendimmarrjes, ata presin që institucionet kompetente si dhe fakultetet individuale të ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për të siguruar nivelin e nevojshëm të njohurive midis studentëve.

Ramiz Merko është futur në listën e zezë të SHBA dhe ndaj tij po zhvillohen disa procese gjyqësore./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button