Merko paraqitet në punë, shmang mediat, këshilltarët pa qëndrim
Merko paraqitet në punë, shmang mediat, këshilltarët pa qëndrim

Gazetar: Miki Trajkovski
“Kryetari i komunës Ramiz Merko, për të tretën ditë fshihet në zyrat e komunës këtu pas meje në katin e dytë, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e futi atë në listën e zezë së bashku me të gjithë familjen e tij. Ai sot në orën 11:00 mbërriti me makinën e tij zyrtare në komunëë. Ekipi i Alsatit shkoi deri te zyrat e tij, por na u tha nga sigurimi i tij, se ai ishte i zënë, dhe nuk do të na pranonte ”.
Alsat: Ku është kryetari?
Sigurimi: Është i zënë.
Alsat: Ti nuk e informove atë për neve. Lajmërojse se jemi këtu. A dëshiron të japë një deklaratë.
Sigurimi: Është i zënë.
Ndërkohë, nga administrata komunale thane se ata nuk ishin të autorizuar të flisnin në emër të tij. Kryetari i komunës do të proncohet pasi të ndjejë nevojën për ta bërë këtë.
Alsat gjithashtu kontaktoi partitë në Strugë për të dëgjuar qëndrimin e tyre mbi zhvillimet.
Kryetari i LSDM-së në qytet, Aco Poposki, partia që është në koalicion me BDI-në dhe në nivel lokal, e pyetëm nëse do të vazhdojnë t’i mbështesin politikat e Merkos? Ai u përgjigj se ai nuk mund të vendos për këtë. Udhëheqësia e partisë në Strugë duhet të mblidhet, por edhe duhet të ketë konsultime shtesë me selinë e LSDM-së në Shkup.
Koordinatori i grupit këshillues të BDI-së, Faton Pollozhani nuk ishte në dispozicion për të komentuar nëse do të distancoheshin nga bashkëpartiaku i tyre.
Kryetari i VMRO-së në Strugë dhe këshilltari komunal, Alen Dereban, na informoi se Merko as nuk e kishte, dhe as nuk do ta ketë mbështetjen e grupit të këshilltarëve të VMRO-së në të ardhmen. Ai kujtoi se këshilli i komunës nuk kishte autoritet për ta shkarkuar atë.
Këshilltari i Lëvizjes BESA, Fatmir Emush, tha se ata si parti deri tani nuk i kanë përkrahur politikat e Merkos, dhe se do të vazhdojnë të veprojnë si opozitë në Këshillin Komunal. Dega e Aleancës për Shqiptarët në Strugë qëndrimin do ta tregojnë nesër. /alsat.mk