Merr flakë në mes të detit cisterna me naftë

Merr flakë në mes të detit cisterna me naftë

Një cisternë me flamur panamez ka marrë flakë sot teksa lundronte pranë Asalujeh, në brigjet e Iranit, njoftuan mediat iraniane, duke shtuar se të gjithë anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan.

22 marinarët e White Pearl u shpëtuan nga roja bregdetare iraniane pasi kapiteni thirri për ndihmë autoriteteve portuale.

Televizioni shtetëror, duke cituar një zyrtar të autoritetit portual, tha se cisterna, e cila transportonte 40,000 ton gaz të lëngshëm të naftës, dyshohet se ka marrë flakë pas problemeve në dhomën e motorit.

LEXO EDHE:

Back to top button