Merret vendimi/Nga nesër bllokohet Kuvendit nga opozita

Merret vendimi/Nga nesër bllokohet Kuvendit nga opozita

VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për Ripërtritjen e Maqedonisë” në takimin e sotëm koordinues kanë marrë vendim për fillimin e bllokadës së Kuvendit.

Lajmin e ka ndarë me opinionin sekretari i partisë, Nikolla Micevski, shkruan Alsat.

“U pranua njëzëri vendimi i Këshillit Ekzekutiv të partisë, që nga nesër në Kuvend të fillohet me bllokadë aktive”, tha Micevski.

Ai shtoi se vendimi vjen pas refuzimit të qeverisë për të mbajtur një takim për të diskutuar çështjet kyçe në vend: ekonominë, shëndetësinë, arsimin dhe politikën ndërkombëtare, si dhe caktimin e një date për zgjedhjet e parakohshme parlamentare./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button