Mesfushori 16 vjeçar befason gjithë opinionin në Francë

Uarren Zaire-Emeri shënoi golin e tij të parë në karrierë mbrëmjen e të mërkurës në transfertën e Montpelies, në suksesin 1-3 të PSZH-së. Një gol, i cili do të kujtohet gjatë nga talenti francez dhe jo vetëm, pasi Zaire-Emeri regjistroi edhe një rekord për klubin parizien.

Me golin e realizuar, Uarren Zaire-Emeri, 16 vjeç e 330 ditë, u bë lojtari më i ri që ka shënuar për PSZH-në në Ligue 1. Ai debutoi më 6 gusht 2022 në ndeshjen e javës së parë përballë Klermontit dhe deri më tani numëron 11 paraqitje.

LEXO EDHE:

Back to top button