Mesfushori Italian nga Interi kalon te Monza

Roberto Galiardini nënshkroi zyrtarisht një kontratë njëvjeçare me Monzën, pasi u largua nga Interi si lojtar i lirë.
Mesfushori ka arritur akord për një marrëveshje deri në qershor të vitit 2024, me opsion rinovimi.
Galiardini, i lindur në Bergamo, u rrit në ekipin e të rinjve të Interit, më pas kaloi te Viçenza, Çesena dhe Spezia përpara se të transferohej te “zikaltërit” për një total prej 22.5 milionë euro në 2017.