Ismael Benaser mund të largohet nga Milani. Mesfushori pëlqehet nga Marseja, me klubin francez që është vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e tij.
Një emër i njohur si Mehdi Benatia, aktualisht këshilltar sportiv i Marsejës, në bashkëpunim me Pablo Longoria, po negociojnë me kuqezinjtë dhe mund të ketë një marrëveshje mes palëve.
27-vjeçari Benaser ka luajtur 6 ndeshje në këtë sezon në kampionat, por pa mundur dot të shndërrohet në protagonist. Për të, ky është sezoni i tij i gjashtë në Milano.








