Mesfushori operohet, Konte humb një “ushtarë”

Antonio Konte humbet një nga ushtarët e tij në këtë sprint final të sezonit. Arturo Vidal i transferuar te Interi me shumë bujë në merkaton e verës do të mungojë minimalisht për 25 ditë deri në 1 muaj, pasi do t’i nënshtrohet një operacioni në gjurin e majtë pasi vuan nga problemet në menisk.

 

 

Ka qenë vetë klubi zikaltër që ka dalë me një njoftim në faqen zyrtare duke bërë të ditur dëmtimin e Vidal dhe nevojën që ka kiliani për një ndërhyrje në gju për të qenë plotësisht i gatshëm dhe në formën optimale në muajin prill pas ndalesës së kombëtareve.

I ardhur nga Barcelona me shumë bujë në merkaton e verës, Vidal ka zhgënjyer në gjysmën e parë të sezonit me Interin duke humbur edhe vendin e titullarit në fazën e dytë të kampionatit, me trajnerin Antonio Konte që ka preferuar danezin Kristian Eriksen.

Vidal gjithsesi u hodh në fushë nga Konte si titular në ndeshjen e së hënës ndaj Atalantës duke bërë një paraqitje shumë të dobët dhe duke u zëvendësuar në fillimin e fraksionit të dytë nga Eriksen. Në këtë sezon me Interin Arturo Vidal është aktivizuar në 30 takime në të gjitha kompeticionet duke shënuar dhe 2 gola.

LEXO EDHE:

Back to top button