Mesfushori portugez pranë historisë, rekord asistesh dhe kontratë stratosferike

Bruno Fernandes po zhvillon një sezon fantastik me Man. Junajtedin në Premier Ligë. Mesfushori portugez ka regjistruar 14 asiste, duke iu afruar rekordit të “Djajve të Kuq” për një sezon. Vetëm legjenda Dejvid Bekam ka bërë më mirë, me 15 asiste në një kampionat.

Performancat e tij kanë bindur drejtuesit e klubit që të përgatisin një kontratë të re dhe të përmirësuar, e cila sipas raportimeve të “Mirror” mund ta çojë pagën e tij deri në 400.000 paund në javë.

Megjithatë, e ardhmja e kapitenit në “Old Trafford” nuk do të varet vetëm nga paratë. Vendimi i tij pritet të lidhet ngushtë me objektivin madhor të klubit; kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button