Mesi barazohet me Dani Alvesin, me tituj të arkëtuar

Lionel Messi nuk ndalet me rekorde në botën e futbollit. Argjentinas tani më është bërë lojtari më i dekoruar në histori të futbollit, së bashku me Dani Alves, pasi që të dy numërojnë nga 43 tituj.
Titullin e 43-të në karrierë, Mesi e fitoi në barazimin (1:1) të PSZH me Strasburgun, që në fund klubi parisien u shpall kampion i Francës. Argjentinasi po ashtu është bërë golashënuesi më i mirë në histori në Top-pesë ligat evropiane me 496 gola, duke kaluar kështu Kristiano Ronaldon, i cili kishte 495.
Mesi pritet të largohet së shpejti nga Paris Sen Zhermeni. E ardhmja e tij mund të jetë në Barcelonë, Arabinë Saudite, apo edhe në Amerikë.