Mesi, dëshiron të përmbush marëveshjen deri në fund me PSZH-në

Lionel Mesi dëshiron të përmbushë kontratën e tij me PSZH-në deri në vitin 2023. Messit i`u desh pak kohë që të adaptohej me ambientin e tij të ri. Pas shumë vitesh te Barcelona, ai kaloi në Paris, por fillimi ishte paksa i vështirë për të.

Fillimisht pati probleme me gju e më pas udhëtime me kombëtaren dhe kjo ngriti dyshime për përshtatjen e tij në klub. Megjithatë ai tashmë ka rigjetur formën e tij sidomos në ndeshjet e fundit. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë duket së i është përshtatur jetës së re.

Pas shumë spekulimesh që thuhej se Messi pritet të largohet në fund të sezonit, ai nuk e mendon një gjë të tillë, pasi kërkon të përmbushë kontratën e tij me parisienët, e cila është valide deri në vitin 2023. Shumë ekipe janë pas tij por më të interesuarit duken të jenë Inter Majami.

LEXO EDHE:

Back to top button