Mesi gjen sërish rrugën e rrjetës tek Inter Majami

Prej kohësh konsiderohet si më i miri i historisë së futbollit e këtë po e vërteton dhe tek “aventura” e tij e re, në MLS. Bëhet fjalë për Lionel Mesin , 7 herë fitues i “Topit të Artë”,  i cili në përballjen e radhës me skuadrën e tij, Inter Majami ka gjetur sërish rrugën e rrjetës.

Pavarësisht se nuk arriti të ishte protagonist, kampioni i botës me Argjentinën shënoi golin e 4-rt të skuadrës së tij, në çerekfinalet e Liga Kupës, ndaj skuadrës së Sharlotit, me përballjen që përfundoi me fitoren e thellë, 4-0 të Inter Majamit.

Goli i “pleshtit” erdhi në minutën e 86’-të të sfidës, ku pas një shpërthimi në krahun e majtë nga ekuadoriani, Leonardo Kampanja, ky i fundit dërgon një pasim fantastik brenda zone për “pleshtin” dhe me portën e boshatisur, ky i fundit nuk gabon, duke regjistuar kështu golin e 8-të që prej nisjës së “aventurës” së tij në MLS.

 

 

Ndërkaq, pas fitores në çerekfnalen e Liga Kupës, tashmë në raundin tjetër, Mesi dhe Inter Majami do të përballen me skuadrën e Filladelfisë, e në rast kalimi të këtyre të fundit, skuadra e Dejvid Bekamit do të përballet me fituesin e sfidës Monterrej-Nashville, në finalen e madhe të këtij kompeticioni.

LEXO EDHE:

Back to top button