Lionel Mesi ndryshon emrat e miqve me të cilët shoqërohet për pushimet verore, por ata e kanë një të përbashkët, që të gjithë kanë mbajtur të veshur fanellën e Barcelonës.

7 herë fituesi i Topit të Artë ka udhëtuar bashkë me familjen e Cesc Fabregas në Ibiza, ku kanë marrë me qera një jaht luksoze që kushton rreth 80 mijë euro në javë.
Dy futbollistët dhe bashkëshortet e tyre nuk i kanë shpëtuar aparateve fotografikë që i kanë shënjestruar në brigjet e Mesdheut.

Messi dhe Antonella bashkë me tre djemtë, Mateo, Tiago dhe Çiro, ndërsa Fabregas me bashkëshorten Daniella dhe tre fëmijët e tyre.








