Mesi nga shënon gol nga loja, plot 1.150 minuta!

Në sezonin e ri, Lionel Mesi ka zhvilluar 11 ndeshje dhe nuk shënoi asnjë gol nga loja, por të gjitha nga pika e bardhë. Në listën e golashënuesve u regjsitrua në sfidat ndaj Juventusit (2-0), Ferencvaroshit (5-1) dhe kundër Viljarealit (4-0) dhe në të gjitha këto përballje ka shënuar gol nga pika e bardhë.

Herën e fundit që Mesi është regjistruar në listën e golashënuesve , dhe jo nga penaltia, është ndaj Napolit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, më 8 gusht të vitit, ose gati 3 muaj!

Nëse llogariten ndeshjet e zhvilluara, mund të vërehet se Mesi nuk ka shënuar gol plot 1.150 minuta.

Sfida e radhës Barcelona do të luajë në shtëpi kundër Betisit, që do të jetë rast i ri për Mesin që të shënojë nga loja, e jo nga pika e bardhë.

LEXO EDHE:

Back to top button