Mesi nuk do të firmos me PSZH-në, për vetëm një arsye

Lionel Messi është në fund të kontratës me Paris Sen Zhermenin dhe argjentinasi nuk do të rinovojë bashkëpunimin me parisienët, për një arsye.
Përkatësisht, familja e yllit të futbollit nuk mund të përshtatet me Parisin. Bashkëshortja e tij Antonella dhe fëmijët kanë probleme me jetën në Francë, pikërisht për këtë arsye ai do të largohet nga klubi i pasur.
Përveç PSZH-së, për Mesin ka interesim edhe nga dy palë të tjera. Opsioni i parë është rikthimi në vendlindjen e tij, Barcelona, dhe ka një ofertë edhe nga liga MLS nga ku skuadra e Dejvid Bekamit, Inter Miami, dëshiron ta sjellë atë në ekipin e tyre. Lionel Mesi do të marrë një vendim për të ardhmen e tij pas Botërorit “Katar 2022”.