Mesi, për 4 vite paguan tatim prej 370 mln euro?!

Kontrata rekord e Lionel Mesit me 555 milionë euro në katër seozne, i ka lënë të gjithë të çuditur në javët e fundit. Mirëpo rekordi i Mesit nuk është vetëm rroga, por edhe sa sa kontribuon duke paguar taksat në Spanjë. Sipas përllogaritjeve që i janë bërë pagesave të tij për përfitimet sipas kategorive të ndryshme siç janë rroga, e drejta e imazhit, bonuset e pagesat për reklamat, Mesi do të paguajë për vitet 2017-2021, periudhë për të cilën nënshkroi këtë kontratë, një shifër mbresëlënëse prej 370 milionë eurosh.

 

Një shifër shumë e lartë që sigurisht bën që të ulen disi fitimet e futbollistit e ndoshta hedh edhe pak dritë mbi tentativat e lojtarëve të ndryshëm të cilët u munduan që të fshihnin nga zyra e tatimeve të arudhurat e tyre reale duke përdorur llogari në parajsat fiskale.

LEXO EDHE:

Back to top button