Mesi rikthehet në Barcelonë, por jo në vitin 2023

Lionel Mesi, kampioni i saposhpallur i botës me Argjentinën, pas dhjetë ditësh do të jetë i lirë të nisë kontaktet me çdo klub për sezonin e ardhshëm, pasi në qershor i përfundon kontrata me PSZH-në.

Presidenti Al Khelaifi deklaroi me bindje të plotë se “Pleshti” do të qëndrojë në Paris, por asgjë nuk është vendosur. Sipas “El Mundo Deportivos”, ka 90% shanse që Messi të qëndrojë aty ku është, pasi është i lumtur në Paris. E njëjta gjë vlen edhe për familjen e tij dhe për momentin ideja për t’u larguar nuk duket se ka zënë vend.

Sipas gazetës “La Vanguardia”, megjithatë, kampioni argjentinas tashmë i ka bërë të ditur trajnerit Çavi synimin e tij për t’u rikthyer në Barcelonë. Mundësia është që Mesi të luajë edhe një vit në klubin e fuqishëm të Ligue 1 dhe më në fund të kthehet në Katalunjë në verën e vitit 2024.

LEXO EDHE:

Back to top button