Mesi siguron 50 mijë vaksina, me 3 fanella të firmosura

Ylli i Barcelonës dhe kombëtares së Argjentinës, Lionel Mesi, e ka ndihmuar kompaninë për prodhimin e vaksinave kineze “Sinovac”, raporton “The Guardian”. Mesi me tre fanellat e tij të nënshkruara, ndihmoi kompaninë kineze, “Sinovac” të blinte 50,000 doza të vaksinës kundër “COVID-19”.

 

“Drejtuesit e “Sinovac” treguan admirimin e tyre për Lionel Mesin, i cili na dërgoi tre fanella të nënshkruara”, shkroi Gonzalo Belloso, një ish-futbollist argjentinas, zyrtar i Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Jugut.

 

Me këtë gjest, Mesi ka ndihmuar për vaksinimin e të gjithëve lojtarëve që do të luajnë këtë verë në Kupën e Amerikës, përcjell GazetaBlic Sport.

Marrëveshja me kompaninë kineze “Sinovac” erdhi pasi Messi dhuroi tre fanella të nënshkruara.

LEXO EDHE:

Back to top button