Mesi vendos rekord të ri, kalon brazilianin Pele

Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi ka vendosur rekord që për një kohë të gjatë shihej si i pamundur. Argjentinasi me golin e shënuar kundër Valladolidit, tani ka të regjistruar plotë 644 gola, me çka u bë golashënuesi numër një në historinë e futboll për më së shumë gola të shënuar për një klub të vetëm.

Me herët këtë rekord e ka mbajtur Pele me 643 gola të shënuara për skuadrën e Santosit. Në vendin e tretë renditët Muller me 570 gola me Bajern Munihun. Ndërkohë Leo Messi ka festuar rekordin e golashënuesit më të mirë në një klub nëpërmjet një postimi në “Instagram”.

Kur kam filluar të luaj futboll kurrë nuk kam menduar se do të thyej ndonjë rekord. Aq më tepër atë që e kishte Pele. Vetëm mund t’ju falenderohem të gjithëve që më kanë ndihmuar gjatë këtyre viteve, bashkëlojtarëve, ekipit, familjes dhe shoqërisë e të gjithëve që më mbështesin çdo ditë. Përqafime”, shkroi Mesi.

Mesi ka udhëtuar drejt Argjentinës pas ndeshjes me Real Valladolid ku do të kalojë pushimet me familjen, para rikthimit në Barcelonë më 27 dhjetor për duelin me Eibarin më 29 dhjetor.

LEXO EDHE:

Back to top button