Mesiguri e keni dëgjuar, kjo është kënga më e kërkuar për vitin 2020

Mund të jeni edhe ju në listën e personave që këtë vit, keni kërkuar të paktën një herë në “Shazam” këngën “Dance Monkey” të Tones and I.

Kjo këngë u publikua në korrik të vitit 2019, megjithatë është kënga më e kërkuar për vitin 2020.

“Dance Monkey” bëri të famshme në të gjithë botën këngëtaren australiane Tones and I.

Sipas të dhënave nga “Apple”, kjo këngë është kërkuar në “Shazam” 24.6 milion herë.

“Dance Monkey” ndiqet nga ”Roses (Imanbek Remix)”, e SAINt JHN; ”Blinding Lights”, e The Weeknd; ”Breaking Me”, e Topic dhe A7S; ”Ride It”, e Regard; ”Don’t Start Now”, e Dua Lipa; ”Memories”, e Maroon 5; ”Savage Love (Laxed – Siren Beat)”, e Jawsh 685 dhe Jason Derulo; ”Falling”, e Trevor Daniel, si dhe ”Someone You Loved”, e Lewis Capaldi.

 

LEXO EDHE:

Back to top button