Mësimdhënësit paralajmërojnë bojkotimin e mësimit nëse nuk iu paguhen orët shtesë

Viti shkollor në arsimin fillor mund të mos përmbyllet në afatin e caktuar nëse mësimdhënësit me orar të dyfishuar të punës nuk paguhen shtesë. Gjithashtu, kreu i SASHK-ut, Jakim Nedellkov tha se tashmë në shumë shkolla fillore të vendit është marrë vendim për bojkot të punës, nëse nuk arrihet zgjidhje për këtë çështje.

https://www.youtube.com/watch?v=YKdQs3ZfHZU&feature=youtu.be

 Për shkak të gjendjes së krijuar, tashmë në disa shkolla janë marrë vendime për bojkot, respektivisht mos përfundim të vitit shkollor nëse deri më 1 qershor, saktësisht në listën e pagesës që përgatitet këtyre ditëve nuk llogariten të gjitha ato mjete që u janë borxh mësimdhënësve. Viti shkollor në shumë shkolla nuk do të përfundojë. Madje, në shenjë solidarizimi, viti shkollor nuk do të përmbyllet në të gjithë arsimin fillor”- deklaroi Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut.

Edhe nga Ministria e Arsimit i bënë apel vetëqeverisjes lokale dhe shkollave të respektojnë ligjin dhe të paguajnë kompensimet për punën shtesë të mësimdhënësve të caktuar.

 Ministria e Arsimit dhe Shkencës

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës rregullisht dhe në kohë paguan bllok dotacionet për vetëqeverisjen lokale, në përputhje me dinamikën me të cilën ata paraqesin kërkesat. Gjithashtu në tetor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës u dërgoi një letër të gjitha shkollave duke i kujtuar ato për detyrimet e tyre ligjore që mësuesve me orar shtesë duhet t’u paguhet kompensim, për çka edhe janë siguruar fonde”.

Për shkak të pandemisë Covid 19, mësimin me prezencë fizike e realizojnë vetëm nxënësit e klasës së parë e deri në atë tretë. Në bazë të protokolleve shëndetësore, nxënësit e një klase u detyruan të ndahen në dy grupe, ku mësuesit detyroheshin të realizojnë orar të dyfishuar të punës.

Melihate Rustemi                 

LEXO EDHE:

Back to top button