Mësimi online në Strugë pritet të vazhdoj edhe javën që vjen

Mësimi online në Strugë pritet të vazhdoj edhe javën që vjen

Mësimi online në Strugë pritet të vazhdoj edhe javën që vjen. Ndërkohë, drejtoresha e shkollës fillore “Josip Broz Tito”, Lidija Gogoska paralajmëroi se nga e hëna do të kthehen me prezencë fizike 140 nxënësit e saj të shkollës fillore në fshatin Vranishtë. Siç tha janë përmbyllur një pjesë e punimeve, ndërsa javën e ardhshme duhet të bëhet rikonstuimi I dyshemesë.

Mësimi online vazhdon të kundërshtohet nga prindërit ndërsa institucionet hedhin faji te njëra tjetra se kush dha dritë jeshile që të kalohet në mësimin online. Nga Inspektorati i Arsimi thanë për Alsat se janë informuar nga mediat për këtë vendim. Ky institucion paralajmëroi se do të dalë në terren.

Nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur se përveç Strugës, mësimi online po zhvillohet edhe në disa vende të caktuara për shkak të rikonstrumit të shkollave. Rreth 900 nxënës në Strugë, gjysmëvjetorin e dytë shkollor e nisën me mësim online për shkak të rikonstrumit të shkollave.

 

LEXO EDHE:

Back to top button