Mësohen arbitrat kryesor të ndeshjeve kthyese

Janë mësuar arbitrat kryesor për ndeshjen e kthimit të raundit të parë eliminatore të Ligës së Konferencave, të cilat do të zhvillohen më 15 korrik. Struga Trim Lum do të zhvillojë përballjen kthyese ndaj Liepaja-s nga Letonia në terrenin e FFM-së, në orën 17.00, ndërsa kjo përballje do drejtohet nga Artjom Kuçin nga Kazakistani.
Skudra e FC Shkupit do të jetë në transfertë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Pristhinë, për ndeshje kthyese ndaj LLapit (FC Shkupi fitoi sfidën e parë 2-0), ndërsa arbitri kryesor do të jetë Valter Altman nga Austria.
Ndërkohë skuadra e Sileksi pas barazimit 1-1, në ndeshjen kthyese në Zimbru të Kishnjevit, do të përballet me skuadrën e Petrokubit, ndërsa arbitri kryesor është Elçin Masiev nga Azarbejxhani.