Mësohen detajet e sulmit me thikë ndaj babait të Lamine Jamal

Sipas mediave katalanase, janë arrestuar tre persona, një ditë pasi që babai i kampionit të ri të Evropës dhe yllit të Barçës, Lamine Jamal, u godit me thikë, në afërsi të Barcelonës. Ai ka marrë plagë të rëndë, ndaj u dërgua për trajtim më të specializuar në urgjencën e spitalit Kan Ruti në Badalona.

Disa dëshmitarë morren në pyetje për inicidentin nga njësia hetimore e Mossos d’Esquadra e Mataró-s. Sipas atyre që kanë parë ngjarjen, babai i Jamallit mori më shumë se një plagë me thikë. Sipas mediave katalanase, disa orë para incidentit, babai i Jamallit ishte përfshirë në një përleshje me disa persona teksa ecte me qenin e tij.

Sipas të njëjtave burime, disa persona i kanë hedhur ujë nga një ballkon dhe për pasojë ka nisur një sherr mes Munirit dhe banorëve të pallatit, i cili ka përfunduar pas ndërhyrjes së punonjësve të policisë bashkiake që ndodheshin në zonë.

Jamall ka folur shpesh për rolin vendimtar që ka luajtur babai në jetën dhe karrierën e tij. Nasraoui ishte i pranishëm në finalen e Euro 2024 dhe inkurajimi i tij ka qenë i rëndësishëm.

LEXO EDHE:

Back to top button