Mësohen dyshet e çerekfinales, Siner përballet me Medvedevin
Janik Siner i tregon botës pse ai mban statusin e numrit një në renditje. Tenisti italian kualifikohet në çerekfinalet e “US Open”, pasi ka mposhtur në 3 sete 3-0 (7-6, 7-6, 6-1) Tomi Pollin. Siner do të sfidojë për një vend në gjysmëfinale rusin Danil Medvedev.
Kompletohet tabloja e çerekfinaleve të turneut amerikan. Aleks de Minaur fiton derbin australian kundër Tompsonit dhe kualifikohet në turin tjetër, ku përballë do të Draper.
Siner- Medvedev, De Minaur- Draper, Fritc- Zverev dhe Dimitrov-Tiafoe, janë 4 sfidat çerekfinale të këtij edicioni të “US Open” për meshkuj.