Mësohen ekipet pjesëmarresë në Champions, Totenhemi bëhet anglezja e gjashtë

Skuadra e Totenhemit është bërë e 6-të angleze që do të luajë në Ligën e Kampioneve në sezonin ee ardhshëm. Londinezët siguruan vendin si fituesit e Ligës së Europës, edhe pse në vendin e 17 në kampionat.
Sipas rregullores, Anglia ka katër vende të sigurta në Ligën e Kampionëve në bazë të renditjes së përgjithshme të UEFA-s, por falë renditjes sezonale, iu shtua një tjetër vend, të cilit iu bashkua më pas edhe Totenhemi.
Deri më sot, janë 24 skuadra të sigurta në fazën në grupe të turneut të ardhshëm, ku janë në total 36 skuadra pjesëmarrëse.
Ekipet e kualifikuara deri tani sipas koeficienteve:
Real Madrid
Bajern Mynih
Liverpull
PSZH
Inter
Borusia Dortmund
Barcelona
Arsenal
Bajer Leverkuzen
Atletiko Madrid
Atalanta
Vijareal
Aintraht Frankfurt
Totenhem
PSV Eindhoven
Ajaks
Napoli
Sporting Lisbonë
Olimpiakos
Slavia Pragë
Olimpik Marsejë
Monako
Gallatasaraj
Atletik Bilbao