Mësohen emrat e 9 futbollistëve, që largohen nga “Djajtë e Kuq”.

Man. Junajted ka njoftuar se nëntë lojtarë do të largohen nga klubi, pas përfundimit të kontratave të tyre në fund të këtij muaji. Skuadra e drejtuar nga Ruben Amorimi kishte disa telashe me kontrata, të cilat duheshin zgjidhur gjatë kësaj vere.
Një numër i këtyre lojtarëve, si Xhoni Evans dhe Kristian Eriksen, veçse i kishin konfirmuar largimet e tyre, me mbrojtësin veteran Evans që po ashtu do të pensionohet nga futbolli. Por, tani janë mësuar vendimet edhe për lojtarë tjerë të klubit.
Megjithatë, klubi është në bisedime me portierin e tretë të skuadrës, Tom Heaton për të vazhduar kontratën e tij. Lojtarët që janë lënë të lirë nga Man. Junajted janë: Viktor Lindelof, Xhoni Evans, Kristian Eriksen, Hubert Grachyk, Xhek Kingdon, Sem Marej, Tom Majlls, Xhejms Nolan, Tom Vuster.
Man. Junajted deri më tash ka konfirmuar nënshkrimin me Mateus Kunja, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Vulverhemptonit. Derisa raportohet se “Djatë e Kuq”, janë afër arritjes së marrëveshjes me Brentford, për transferimin e Brajan Mbeumo-s.