Mësohen klubet më të mirë për nga numri i lojtarëve të shitur

Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES) ka publikuar një studim në të cilin ka renditur klubet më të mira në Evropë për nga numri i lojtarëve të shitur.  Ky studim në thelb tregon se cili nga klubet evropiane ka Akademinë më të mirë, cili punon më mirë me lojtarët e rinj dhe cili përfiton më shumë prej saj.

Në vend të pare, normalisht është Ajaksi, dhe Akademia e tij me famë botërore. Në vend të dytë është një tjetër gjigant europian, i cili investon miliona në kategoritë e të rinjve – Shakhtar Donjetsk. I treti është Sportingu i Lisbonës dhe i katërti është ekipi i Dinamo Kievit, klubi i dytë ukrainas.

Më pas është Dinamo e Zagrebit , para Partizanit të Beogradit. Dy klube që realisht ekzistojnë ekskluzivisht nga shitja e lojtarëve të rinj.

Pas tyre rreshtohen: Real Madridi, Benfiksa, Sparta Praga, Barcelona dhe më pas Crvena Zvezda, para Arsenalit, Fejnordit, Olimpik Lionit dhe PSZH-së.

LEXO EDHE:

Back to top button