Mësohen se cilat janë futbollistet më të “shtrenjta” në botë

Revista e njohur “Forbes” publikoi së fundmi listën e 15 lojtareve më të paguar në Kampionatin Botëror të Femrave, listë e cila dominohet nga lojtaret e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lista kryesohet nga kampionët e botës Megan Rapinoe dhe Aleks Morgan, ndërsa në “Top 5” gjendet vetëm spanjollja Aleksia Putellas, e cila renditet e treta.

Sipas listës “Forbes”, nga 4 milionë dollarët që fiton Aleksia Putellas, vetëm 800 mijë dollarë vijnë drejtpërdrejt nga paga e saj, pra paratë që fiton në fushë për të luajtur, ndërsa 3.2 milionë të tjera vijnë jashtë fushës, siç janë sponsorizimet për lojtaren apo ekipin.

Në fakt, është e njëjta situatë me pjesën tjetër të kësaj renditjeje, pasi dy të parat në listë, si Morgan dhe Rapinoe, marrin gjithashtu një pagë pak a shumë të ngjashme me atë të Aleksia-s, por janë të ardhurat jashtë fushës ato që i renditin në krye të listës.

Lista e lojtareve më të paguara në Botërorin 2023

1.Aleks Morgan,               7.1 milionë dollarë

2.Megan Rapinoe,             7

3.Aleksia Putellas,              4

4.Triniti Rodman,               2.3

5.Kristal Dan,                     2.2 milionë dollarë

LEXO EDHE:

Back to top button