Mësohen pesë kundërshtarët, njëri prej tyre do të sfidojë Anglinë në 1/8 e finales

Pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën e 16-të të fundit të “Euro 2024” janë konfirmuar pasi fituan Grupin C. Skuadra e Geret Sauthgejtit bëri një paraqitje relativisht të dobët, gjatë barazimit 0-0 me Slloveninë në Këln, por mjaftoi për të kryesuar grupin. Barazimi 0-0 i Danimarkës me Serbinë do të thoshte se ata përfunduan në vendin e dytë përpara Sllovenisë, por vetëm shkaku i më pak golave.

“Tre Luanët” tashmë do të presin me padurim se me kë do të përballen, duke qenë se kanë mbetur edhe dy grupe për t’u kompletuar. Por, ata tani e dinë se mund të përballen vetëm me një nga pesë skuadrat e mundshme në fazën e 1/8-tës.

Për fat të mirë për Anglinë, ata nuk do të jenë në të njëjtin short si Spanja, Gjermania dhe Portugalia, të cilat fituan grupet e tyre përkatëse. Dhe Franca, e cila përfundoi e dyta në Grupin D, është gjithashtu në anën tjetër të shortit.

Por, Anglia mund të përballet me Holandën, e cila përfundoi e treta në Grupin D pas humbjes së saj dramatike 3-2 ndaj Austrisë mbrëmjen e së martës. ITV konfirmoi se ndonjëra nga katër skuadrat në Grupin E – Belgjika, Rumania, Sllovakia dhe Ukraina – janë të gjitha kundërshtare të mundshme për Anglinë.

Prandaj, cilado nga këto katër skuadra të përfundojë e treta në grupin e tyre, si dhe Holanda, mund të përballet me Anglinë në 1/8-ten, megjithëse varet nga renditjet përfundimtare kur bëhet fjalë për skuadrat më të mira të vendit të tretë.

LEXO EDHE:

Back to top button