Mësohen se kush janë 5 futbollistët e “paprekshëm” te Bajern Munihu

“Bavarezët” e Bajern Munihut po kalojnë padyshim sezonin e tyre më të keq, të paktën të këtyre 10 viteve të fundit, teksa pasi humbi Supërkupën e Gjermanisë, është eleminuar nga Kupa e Gjermanisë, dhe është me “një këmbë” jashtë Ligës së Kampionëve dhe në kampionat ndodhet në vendin e 2-të, 8 pikë pas “aspirinave” të Bajer Leverkuzeni.
Në të tilla rrethana, klubi po mendon lëvizje të mëdha në merkaton e verës, ku objektivi kryesor është gjetja e një qendërmbrojtësi lider, lojtar që mungon te “bavarezët”, i cili mungon që prej largimit, të austriakut, David Alaba, me të ardhurit, Upamekano, Kim Min-Jae e De Ligt, që nuk bindin as drejtuesit e klubit e as teknikun, Tomas Tushell.
Përforcime nevojiten gjithashtu në mesfushë, me “liderin” e tyre, Xhoshua Kimih, i cili mund të thuhet se është “i vetëm”, në qendër të fushës, ndërsa të paprekshëm deri më tani konsiderohen vetëm “bomberi” anglez, Hari Kejn, “gardiani”, Manuel Nojer, “legjenda” e klubit, Tomas Muler, “fantazisti”, Xhamal Musiala, si dhe Kimih.