Mësohen të gjithë pjesëmarrësit në “EURO 2024”

Pas ndeshjeve në play-off për të shkuar në Kampionatin Evropian, janë bërë të njohur të gjithë pjesëmarrësit e turneut kontinental “Gjermani 2024”.

Pjesëmarrëset e fundit të Euro 2024 në Gjermani janë përfaqësuesja e Gjeorgjisë, e cila mundi Greqinë pas penalltive, pastaj Ukraina, e cila pas një përmbysjeje mundi Islandën me rezultat 2-1 dhe Polonia, e cila gjithashtu mundi Uellsin pas penalltive dhe u kualifikua për në Gjermani.

Gjeorgjia do të luajë në grupin F në Euro 2024 së bashku me kombëtaret e Portugalisë, Turqisë dhe Çekisë.

Ukraina është vendosur në grupin E me Belgjikën, Sllovakinë dhe Rumaninë dhe Polonia në grupin D me Holandën, Austrinë dhe Francën.

 

Grupi i vdekjes padyshim së është Grupi B, ku bën pjesë edhe Shqipëria, së bashku me Kroacinë, Italinë dhe Spanjën.

Grupi A: Gjermani, Skoci, Hungari, Zvicër

Grupi B: Spanjë, Kroaci, Itali, Shqipëri

Grupi C: Slloveni, Danimarkë, Serbi, Angli

Grupi D: Polonia, Holanda, Austria, Franca

Grupi E: Belgjikë, Sllovaki, Rumani, Ukrainë

Grupi F: Portugali, Gjeorgji, Turqi, Çeki

 

Kampionati Evropian do të luhet nga 14 qershori deri më 14 korrik në Gjermani.

LEXO EDHE:

Back to top button