Mësohen tre zëvëndësuesit e Pirlos, nëse shkarkohet

E ardhmja e Andrea Pirlos në stolin e trajnerit të Juventusit ka filluar të lëkundët pas ecurisë negative të rezultateve në ndeshje e fundit si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Ish-mesfushori është nën presion të madh pas humbjes së “Zonjës së Vjetër” 1-0 kundër Beneventos. “Bianconerët” janë dhjetë pikë larg kryesuesit të tabelës në Serie A Interit dhe janë eliminuar nga raundi i 1/16 e Ligës së Kampionëve.

 

 

“Repubblica.it” konfirmon që puna e Pirlos nuk është më e sigurt dhe ka një listë të zëvendësimeve të mundshme. Juventusi nuk po konsideron shkarkimin e Pirlo pa përfunduar ky edicion, por nëse situata do të përkeqësohet, ndihmësi i tij Igor Tudor mund të emërohet trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit. Pastaj, nëse Pirlo shkarkohet në qershor, Gian Piero Gasperini, Luçiano Spalletti dhe Simone Inzagi do të konsiderohen si zëvendësime potenciale për ish-mesfushorin bardhezi.

LEXO EDHE:

Back to top button