Mësohet arsyeja se përse dështoi shitja e Pulishiçit në janar

Është zbuluar se Çellsi ka tentuar ta shesë Kristian Pulishiçin në merkaton e janarit. Amerikani pësoi një lëndim në gju vetëm pesë ditë në vitin 2023 dhe nuk ka luajtur për Blutë që atëherë, pasi ka humbur nëntë ndeshje. Për t’i komplikuar gjërat, skuadra londineze doli këtë janar dhe nënshkroi talentin ukrainas Mikhailo Mudryk – i cili luan në të njëjtin pozicion.

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, duke folur në podkastin e tij, zbuloi se plani ishte që Pulishiç të largohej nga “Stamford Brixh” këtë janar – por lëndimi i komplikoi gjërat.

“Për mendimin tim është se në fund të sezonit ata do të duhet të marrin një vendim për Pulishiçin dhe unë mendoj se ai ka një shans për t’u larguar. Është për Pulishiçin, për Zijeç, mendoj se do të ketë shumë lojtarë që do të largohen nga Çellsi ose do të përpiqen të gjejnë një zgjidhje, sepse Çellsi dëshiron para dhe ata nuk pranojnë marrëveshje huazimi.

Dhe kjo është një pikë edhe për Pulishiçin, pasi ata duhet të gjejnë zgjidhjet e duhura, propozimin e duhur. Unë mendoj se kemi pasur miliona thashetheme rreth Pulishiçit. Ne folëm për Juventus, Milan, Atletiko Madrid, Borusia Dortmund, Njukasëll, Man. Junajted, kishim shumë e shumë raportime për të.

Por, atëherë ju duhet dikush që të vendosë 35, 40, 45 milionë euro në tryezë për Pulisic dhe kjo nuk ndodhi në këtë fazë”, ka shtuar më tej ai.

LEXO EDHE:

Back to top button