Mësohet data e prezantimit të Mesit te Inter Majami

Interi Majami ka zbuluar përfundimisht datën e prezantimit të yllit argjentinas, Lionel Mesi, i cili u transferua para disa ditësh si lojtar i lirë, pas skadimit të kontratës me Paris Sen Zhermenin. Messi do të prezantohet si lojtar i ri i Inter Miami të dielën, më 16 korrik, njoftoi skuadra nga Florida.

“Ngjarja do të ketë argëtim, fjalime në terren dhe më shumë. Më shumë detaje do të njoftohen më afër datës së ngjarjes”, thuhet në deklaratën e Inter Majami.

Ky akt, me titullin ‘Zbulimi’, do të zhvillohet në orën 20:00 në Majami në stadiumin “DRV PNK”. Pritet që në këtë “ngjarje të madhe” të prezantohet edhe spanjolli Busquets, i cili ishte bashkëlojtar i yllit argjentinas te Barcelonë

Javën e kaluar, Inter Miami prezantoi Gerardo ‘Tata’ Martinon si trajnerin e ri, por argjentinasi nuk ka përfunduar ende zgjidhjen e dokumenteve për të qenë në gjendje të ulet në stol.

Për këtë arsye, bashkëkombasi i tij Havier Morales vazhdon për momentin si trajner i përkohshëm i skuadrës rozë. Inter Majami ka nevojë urgjente për të gjitha përforcimet që mund të marrë për të rregulluar sezonin e tyre, pasi është në fund të tabelës dhe grumbullon nëntë ndeshje pa fitore (dy barazime dhe shtatë humbje).

LEXO EDHE:

Back to top button