Mësohet data e saktë e sfidës së boksit: Dubua-Xhoshua

Daniel Dubua dhe Entoni Xhoshua do të kenë një revansh dhe data e këtij meçi është zbuluar. Shefi i boksit në Arabi Saudite, Turki Alalshikh, ka thënë se rimeçi për titullin “IBF” të kategorisë së rëndë pritet të mbahet më 22 shkurt.
Sikurse përballja e parë edhe se rimeçi do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite. Në duelin e parë mes tyre, Dubua shtangu Xhoshuan, duke e rrëzuar plotë katër herë, për ta nokautuar pastaj në raundin e pestë.
Pas meçit Xhoshua kishte shprehur dëshirën për rimeç dhe duket se do ta ketë. Dubua ka 22 fitore e dy humbje në boksin profesionist, ndërsa Xhoshua ka bilanc prej 28 fitoreve e 4 humbjeve.