Mësohet dita dhe ndeshja kur debuton Çavi te Barca

Pasi shkarkuan Ronald Kumanin, skuadra e Barcelonës njoftoi se Serhi Barjuan do të shërbejë si menaxher i përkohshëm i ekipit të tyre të parë, ndërsa klubi kërkon një zëvendësues të përhershëm. ‘Blaugrana’ tashmë kanë ndarë mendjen se kush do të jetë pasuesi i holandezit në krye të klubit.

Legjenda e klubit, Çavi Hernandes do të jetë pasuesi i Kumanit tek Barcelona. Nga përditësimi më i fundit nga gazetarit Toni Juanmart, i cili është i afërt me klubin spanjoll, është bërë e ditur nëpërmjet një postimi në “Tëitter” që debutimi i Çavit pritet të ndodh më 20 nëntor, kur Barcelona do të ndeshet në derbin e qytetit ndaj Espanjollit, derisa ndeshja e ardhshme ndaj Selta-s, do të jetë shumë e shpejtë për të, për të marrë drejtimin.

“Çavi nuk do të ulet në stol kundër Seltas (përveç befasisë). Debutimi i tij do të bëhet më 20 nëntor në derbin në “Camp Nou” kundër Espanjollit. Njoftimi tregon për të enjten dhe prezantimi mund të lihet pas ndeshjes në Balaídos për të mos shpërqendruar skuadrën”, ka theksuar gazetari spanjoll.

LEXO EDHE:

Back to top button