Mësohet dita se kur do të vendoset emri i ri i trajnerit të Man. Junajtedit
Man. Junajtedi është në diskutime të hollësishme me Mihael Kerrik-un në lidhje me rolin e trajnerit të përkohshëm. Ish-mesfushori anglez është tani në pozicionin “pole position” për të marrë përsipër punën për pjesën e mbetur të sezonit.
Bisedime të mëtejshme janë planifikuar me Kerrik-un dhe përfaqësuesit e tij, nuk ka bisedime të tilla në agjendë për Solskjaer-in tani për tani. Junajtedi shpreson të ketë një njeri të ri në postin e trajnerit deri në fund të së martës, në mënyrë që ai të mund të marrë përsipër stërvitjen të mërkurën dhe të fillojë përgatitjet për derbin e Mançesterit.
Gjatë ditëve të fundit, si Kerriku, ashtu edhe Solskjaer janë takuar me Xhejson Uillkoks-in, drejtorin e futbollit të Unitedit, i cili po e udhëheq procesin për të emëruar një trajner të ri.








