Mësohet emri i përforcimit të parë të Barcelonës për vitin 2025

Barcelona thuhet se ka siguruar nënshkrimin e tyre të parë për vitin 2025, me Xhonatan Tah që do të bashkohet nga Bajer Leverkuzeni. Qendërmbrojtësi gjerman ka rënë dakord për lëvizjen në “Kamp Nou” pasi arriti një marrëveshje me agjentin e tij, Pini Zahavi.
Transferimi i tij te Barcelona do të vijë në verë si lojtar i lirë, pasi edhe skadon kontrata e tij me kampionin e Bundesligës. Në moshën 28-vjeçare, Tah ka qenë një lojtar kyç për Bajer Leverkuzen, pasi luajti një rol jetik në sezonin e tyre fitues të titullit të Bundesligës edicionin e kaluar dhe është i njohur për aftësitë e tij të forta mbrojtëse dhe lidershipin në fushë.
Barcelona po kërkon të forcojë mbrojtjen e saj përpara sezonit të ardhshëm dhe përvoja e Tah në nivelin më të lartë shihet si një shtesë e vlefshme për skuadrën. Barcelona gjithashtu mund të shikojë të shesë mbrojtës si Andreas Kristensen dhe Ronald Arauho për të ndihmuar në financimin e lëvizjeve të ardhshme.