Mësohet formacioni i Shqipërisë për sfidën ndaj Polonisë?!

Kombëtarja e Shqipërisë nuk do të ndryshojë shumë sa i përket futbollistëve, në përballjen ndaj Polonisë, e cila mund të vendosë fatin e “kuqezinjëve” në grupin “I”, përsa i përket garës për vendin e dytë.  Në seancën e fundit stërvitore të “kuqezinjëve” në stadiumin e Varshavës, trajneri Edi Reja ka praktikuar sërish skemën 3-5-2.

Në portë do të jetë kapiteni Etrit Berisha, ndërsa 3-shja e qëndrës së mbrojtjes do të përbahet nga Kumbulla, Gjimshiti dhe Ismajli.

Në mesfushë nga krahët do të veprojnë Hysaj dhe Trashi, ndërsa në qëndër të në pritje të Nedim Bajramit do të aktivizohen Abrashi, Gjasula dhe Bare.

Në sulm trajneri Edi Reja ka patur më shumë dyshime duke patur parasysh formën e mirë që po kalojnë Broja dhe Uzuni, gjithsesi në këtë repart do të konfirmohen Manaj dhe Cikalleshi.

LEXO EDHE:

Back to top button