Mësohet koha e debutimit për Kajll Uokerin në fanellën e Milanit

Nga sot, Kajll Uoker do t’i bashkohet grupit të futbollistëve dhe nën urdhrat e Serxhio Konseisaos, por do të jetë i disponueshëm vetëm nga derbi i 2 shkurtit.
Në fakt mungon koha teknike dhe dokumentet e nevojshme (punësohet si jo-komunitar) për ta parë në mesin e lojtarëve të grumbulluar për Parma të dielën e ardhshme, ndërkohë që mund të përfshihet në listën e Ligës së Kampionëve vetëm në fazën e 1/8-ave.
Uoker vjen nga Mançester Sitit, me të cilin ka kontratë deri në qershor 2026, në formë huazimi me opsion blerje të vendosur në 5 milionë euro. Ai do të qëndrojë deri në qershor me një pagë prej 2.5 milionë euro në sezon, për t’u “shtrirë” më pas deri në vitin 2027 në 4.5 milionë.