Mësohet koha e prezantimit dhe paga e Kilian Mbape te Real Madridi

Negociatat mes Real Madridit dhe Paris Sen Zhermenit për transferimin e sulmuesit Kilian Mbappe janë duke vazhduar. Sipas gazetës “Marca”, klubi “mbretëror” ishte në gjendje të bënte përparim në diskutimin e marrëveshjes. Sipas burimit, gjiganti spanjoll ka besim se do të jetë në gjendje të përfundojë marrëveshjen brenda dy javësh. 24-vjeçari francez mund t’i bashkohet skuadrës madrilene në një turne në SHBA.

Mbape luan për Parisin që nga vera e vitit 2017. Marrëveshja e tij e punës me klubin zgjat deri në fund të sezonit 2023/2024. Në sezonin e fundit të kampionatit francez, Kilian luajti 34 ndeshje, duke shënuar 29 gola dhe pesë asistime.

Ndërkohë sipas raportimeve të mediave sociale nga gazetari Tomas Gonzalez Martin, palët kanë diskutuar tashmë për pagën e sulmuesit 24-vjeçar. Paga e Mbapes do të jetë 60 milionë euro në vit.

Më herët, Mbappe ka njoftuar drejtuesit e PSZH-së për mosgatishmërinë e tij për të nënshkruar kontratë të re me klubin. Marrëveshja llogaritet deri në mesin e vitit të ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button