Mësohet mosha dhe gjinia e viktimave nga zjarri në Tetovë

Mes viktimave nga zjarri në Spitalin Modular të Tetovës tetë janë gra dhe gjashtë burra, të moshës nga 29 deri në 78 vjeç. Prej tyre 12 ishin të hospitalizuar si pacientë në kovid qendrën. Nga viktimat, dy persona dhe atë bashkëshortja e një pacienti dhe vajza e një pacienteje janë persona nga jashtë të cilët nuk ishin të hospitalizuar, mëson Alsat nga burime në Prokurori.
Me urdhër të Prokurorisë është kryer obduksion edhe ndaj pacientes, e cila ka ndërruar jetë nga Kovid-19 pak para zjarrit, ndërsa për jetën e saj ka luftuar personeli mjekësor. Trupi i pajetë i pacientes është nxjerr nga spitali në momentin e shpërthimit të zjarrit. Obduksioni është kryer për të vërtetuar saktë shkaqet e vdekjes, pas çka është konstatuar se shkak i vdekjes nuk është zjarri.
Ndërkohë nga Prokuroria po njoftojnë se po hetohet për prezencën e familjarëve në momentin e fatkeqësisë, në fakt se mos vallë kanë qenë një kohë më të gjatë në spital apo kanë hyrë brenda pas shpërthimit të zjarrit që t’i nxjerrin familjarët e tyre.