Mësohet përse dështoi kalimi i Mauro Ikardit te Juvantusi

Juventusi nuk arriti të sigurojë një qendërsulmues të ri për trajnerin Luçiano Spaleti. Edhe në orët e fundit të afatit kalimtar dimërorë, përpjekjet për të marrë Kolo Muani (Tottenham nuk gjeti zëvendësues), Xhoshua Zirkzee (Man. Junajtedi nuk e liroi), Zhan-Filip Mateta (probleme fizike) dhe veçanërisht Mauro Ikardi, nuk dhanë rezultat.

Sipas “Tuttosport”, argjentinasi kishte shfaqur dëshirë të madhe për t’u rikthyer në Serie A dhe për t’u veshur me fanellën bardhezi. Ai i i kishte dërguar Juventusit një mesazh të qartë:

“Nëse më merrni, shënoj 10 gola në 6 muaj dhe më konfirmoni edhe sezonin tjetër”, i ka thënë Ikardi drejtuesve të Juventusit.

Fjala e tij tregonte gatishmërinë për të dhënë gjithçka, pavarësisht së kaluarës si kapiten i Interit dhe disa mospajtimeve me Spallettin. Megjithatë, transferimi u bllokua nga Gallatasarai, që kërkoi 15 milionë euro për 33-vjeçarin, i cili pas gjashtë muajsh do të dilte si lojtar i lirë.

Presidenti i klubit turk, Dursun Ozbek, ngriti çmimin nga frika se Ikardi mund të shënonte kundër Gallatasarait në play-off-in e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit, duke sjellë refuzimin përfundimtar të klubit italian.

Juventusi në fund mori vetëm sulmuesin anësorë Xheremi Boga dhe mbeti pa një qendërsulmues, përkundër që Spalletti kërkonte me ngulm.

LEXO EDHE:

Back to top button