Mësohet sa ndeshje do të mungojë Çavi Hernandez nga stoli i Barcelonës

Tashmë ka një sanksion zyrtar për Çavi Hernandezin. Trajneri i Barcelonës, i cili u përjashtua me karton të kuq të dielën e kaluar në ndeshjen kundër Atlético Madridit, është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti i Garave. Në këtë mënyrë, e vetmja gjë pozitive për trajnerin nga Terrasa është se do të jetë në gjendje ta drejtojë skuadrën nga stoli në “El Clasico” -n, në “Santiago Bernabéu”, e caktuar për të dielën e 21 prillit në orën 21:00.

Komiteti i Garave ka hedhur poshtë ankesat e paraqitura nga Barcelona për të mos e sanksionuar trajnerin e saj, pasi arbitri Sançez Martínez i tregoi dy kartonë, fillimisht një të verdhë dhe më pas të kuqin. Kartoni i parë i verdhë ishte për shkak të protestës për një faull të Vitsellit ndaj Robert Levandovskit, për të cilin Çavi u ankua me këmbëngulje te grupi i arbitrave rreth tij, veçanërisht te gjyqtari i katërt Huan Antonio Kampos Salinas.

E kuqja e drejtpërdrejtë erdhi një minutë më vonë. Siç detajohet në deklaratën e Komitetit të Garave, neni 127 është zbatuar me këtë vendim: “2 ndeshje pezullim për protesta ndaj gjyqtarit, me gjobë shtesë prej 700 euro për klubin dhe 600 euro për shkelësin”.

LEXO EDHE:

Back to top button